Flash News

KRYESORE

'Provimi i maturës nëpër grupe Whatsappi', kreu i FRPD: Shahini ka damkosur emrin e vet për të fituar votues të rinj

'Provimi i maturës nëpër grupe Whatsappi', kreu i FRPD:

Kreu i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi akuzon ministren e Arsimit, Besa Shahini se ka shitur tezën e provimit të maturës së gjuhës shqipe që u zhvillua sot që të vitojë votues të rinj.

Këlliçi ka publikuar disa foto nga whatsapi ku sqaron se tezat e provimeve të maturës janë qarkulluar në rrjetet sociale.

“Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe whatsapp-i para se provimi të mbahej.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!

Është i shtati vit rradhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.

Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit”, shkruan Këlliçi.

Lexoni edhe: Denoncimi me foto: Në Pogradec tezat e provimeve të maturës dalin jashtë

Të fundit