Flash News

KRYESORE

"Provokim açik, negociatorët e Ramës me Brukselin firmosën shembjen e Teatrit", Pollo: Zoti na ruajt

"Provokim açik, negociatorët e Ramës me Brukselin

Ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka publikuar listën e emrave të grupit negociator me Bashkimin Evropian. Pollo shprehet se 5 nga anëtarët e grupit negociator me BE-në kanë votuar pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Sipas Pollos, Romina Kuko, Dajana Sorensen, Ermira Gjeçi, Oltioan Rrumbullaku dhe Ornela Çuçi kanë votuar pro shembjes së kësaj godine.

“Më shumë se 1/4 e grupit negociator me BE, i miratuar dje nga qeveria rilindiste janë këshilltarët bashkiakë që “votuan”, s’dihet se kur dhe se si, pro VKM-së së Edi Ramës për shembjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar“, shkruan Pollo.

Postimi i plotë:

Me këmbë të mbarë!! Negociatorët e Ramës me Brukselit janë ata që miratuan shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Dua të bind veten se është rastësi dhe jo qëllim ogurzi por nuk po arrij dot.

Më shumë se 1/4 e grupit negociator me BE, i miratuar dje nga qeveria rilindiste janë këshilltarët bashkiakë që "votuan", s'dihet se kur dhe se si, pro VKM-së së Edi Ramës për shëmbjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar!!!

Kjo mbasi Komisioni Europian ka qenë kritik me shembjen dhe në Parlamentin Europian po zgjerohet protesta kundër kësaj barbarie.

Provokimi nuk është i fshehur por açik. A po e bën me qëllim që të sabotojë negociatat pa nisur ende? Zoti na ruajt nga lart në qiell por përgjigjen Rama duhet t'a marrë këtu në tokë!🙏🏻👊

Lexo edhe: PD publikon dokumentet: Rama dhe Veliaj kanë firmosur për ngritjen e kullës 25-katëshe në sheshin ‘Skënderbej’

Të fundit