Flash News

KRYESORE

‘Provokim ndaj artistëve dhe qytetarëve’, ish deputetja demokrate reagon për situatën e tensionuar tek Teatri Kombëtar

‘Provokim ndaj artistëve dhe qytetarëve’, ish deputetja

Ish deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar pas situatës së tensionuar që është krijuar mes artistëve të Teatrit Kombëtar dhe policisë bashkiake.

Përmes një reagimi në Facebook, Vokshi e quan “provokim” nga kreu i Bashkisë së Tiranës, rrethimin e Teatrit nga policia me shkresën ‘pronë e Bashkisë’.

“Këmbëngulja e Edi Ramës dhe e Erion Velisë për të shembur Teatrin Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me artin. Është një akt korruptiv, që kërkon të vjedhë pronën publike, që dyshja e hajdutëve Rama-Veliaj të shtojnë pasuritë në kurriz të shqiptarëve. Se kujt i përket një pasuri kombëtare nuk e tregon një copë letër që i shërben pastrimit të parave të pista.

Teatri Kombëtar u përket qytetarëve shqiptarë dhe ashtu duhet të mbetet.

Akti i sotëm është një provokim ndaj artistëve dhe qytetarëve. Të kesh prioritet prishjen e një vepre arti, do të thotë se axhenda e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës nuk janë qytetarët në ditën e tyre më të keqe, nuk janë bizneset që po falimentojnë, por është vetëm vjedhja e tyre në çdo formë, kudo dhe me çdo mënyrë.

Partia Demokratike është në krah të çdo qytetari dhe artisti që ka vënë të parin interesin publik dhe qendron kundër vjedhjes së pronës publike dhe pasurisë kombëtare", shkruan Vokshi.

Të fundit