Flash News

KRYESORE

Provokimet trembin protestuesit, Ergys Mërtiri: Mos u largoni; janë vetëm shashka. Shashkat e lali Erit nuk vrasin njeri

Gjatë protestës, disa shashka janë hedhur në afersi të podiumit ku po mbahet fjalimet gjatë protestës. Shashkat dhe kapsollë kanë trembur protestuesit, të cilët janë shpërndarë pak.

Por sociologu Ergys Mërtiri u ka kërkuar protestuesve të mos largohen pasi janë vetëm shashka:

"Mos u largoni, janë vetëm shashka. Shashkat e lali Erit nuk trembin njeri".

Ndërkohë, për këtë shkak një person është shoqëruar në polici.

Të fundit