Flash News

KRYESORE

Provokoi protestuesit, ministri Klosi: Ajo që më ndodhi mua, si skenë nga filmi ‘Taken’

Provokoi protestuesit, ministri Klosi: Ajo që më ndodhi mua, si

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi reagon pas protestës së opozitës para Parlamentit, ku ai u sulmua nga qytetarët pasi i provokoi duke kaluar pranë tyre, para hyrjen ne Parlament.

Sulmin ndaj tij, Klosi e ka krahasuar me një sekuencë te filmit “Taken”, ku për këtë të fundit Ministria, e jo vetëm, kanë ndërmarrë një fushatë për t’i treguar botës dhe aktorit të Hollyëod, Liam Neeson, vlerat e vendit.

“Mbase nuk është dita më e artë sot, pas asaj që ndodhi në Parlament, që të ftojmë Liamin e të vizitojë Shqipërinë. Mbasë do të shohë skenën që më ndodhi mua dje, që është siç e xhiroi ai në film. Por ajo nuk është Shqipëria, është vetëm një minutë”, përfundoi ai

Teksa Klosi po kalonte, u degjuan disa here thirrjet: 'Ik hajdut, Ik hajdut'.

Të fundit