Flash News

KRYESORE

Provokon Dua Lipa, gjysmë e zhveshur në një pozë artistike

Dua Lipa nuk mjaftohet me sukseset e këngëve të saj, që sapo publikohen në youtube bëhen hite dhe aq të dashura për publikun. Ajo shkon më tej, duke provokuar jo pak mijëra ndjekës të saj në instagram, nëpërmjet një fotoje gjysmë nudo. Në fakt Dua shquhet për një trup elegant dhe me linja të lakmueshme trupore.

Në një imazh bardhë e zi, mbuluar vetëm me peshqir, duke ekspozuar vetëm njërën anë të trupit, Dua duket provokuese dhe mjaft joshëse për fansat në këtë fotografi artistike. “Shumë e nderuar. Faleminderit Mario Testino që më bëre pjesë të serisë tënde të peshqirëve”, shkruan Dua Lipa në mbishkrimin e fotos. 

 

Të fundit