Flash News

KRYESORE

Provokon shefi i ushtrisë serbe: Kemi mbështetjen e Rusisë për sfidat me Kosovën

Provokon shefi i ushtrisë serbe: Kemi mbështetjen e Rusisë

Serbia vazhdon me provokimet për Kosovën dhe herë pas here e vë në pah faktin që ka Rusinë që e mbështet. Së fundmi, shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe, Millan Mojsilloviç, tha se vendi i tij ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.

Sipas gazetës serbe “Novosti”, Mojsilloviçi së bashku me zyrtarët e tjerë rusë në Moskë kishin analizuar situatën në Kosovë. Aty komandanti serb tha se Kosova është duke bërë lëvizje të njëanshme, që sipas tij, po e rrezikojnë sigurinë.

“Ne kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse se si po veprojmë në lidhje me Kosovën. Sigurisht, ne jemi veçanërisht të interesuar për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veri të Kosovës, por në të gjithë krahinën”, tha ai.

Një javë më parë Rusia i nisi makina ushtarake Serbisë, ndërsa i ka premtuar të tjera armatime në vazhdim, që presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se i duhen për t’u mbrojtur.

Të fundit