Flash News

KRYESORE

‘Prurjet e reja’ për KQZ-në dhe kodet e Gjiknurit për të përzgjedhurit: Pse dikujt i thashë ‘natën e mirë’, dikujt ‘mirupafshim’

‘Prurjet e reja’ për KQZ-në dhe kodet e Gjiknurit për

Pasditen e së mërkurës, u zhvillua seanca e dytë dëgjimore para komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

Në total ishin 53 kandidatë për 12 vende të lira në pozicionet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ndërkohë, ra në sy se në listën e kandidatëve figurojnë dhe zyrtarë dhe ish-funksionarë të PD e PS si Sali Shehu, Helga Vukaj, ish ministre teknike e financave në PD në 2017, Dritan Caka, jurist i PS pranë Këshillit Politik, Klement Zguri, Ilir Rusmajli.

Mes emrave të njohur u renditën edhe Theodhori Sollaku, Arben Isaraj, Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kodheli, Kristaq Kume etj.

Kodet e Gjiknurit

Komisioni është i përbërë nga PS Damian Gjiknuri, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni, opozita parlamentare nga Myslim Murrizi dhe Edmond Stojku, kurse opozita jashtëparlamentare nga Oerd Bylykbashi.

Gjatë dy seancave dëgjimore Gjiknuri dhe Murrizi ishin personat që u drejtuan më shumë pyetje kandidatëve.

Madje, ai që i priste e përcillte ishte Gjiknuri, ndërsa në ditën e dytë të prezantimeve, Gjiknuri u ndal edhe te “kodet” që kishte përcjellë për kandidatët.

“E kam me kod, kujt i them ‘natën e mirë’ dhe ‘mirupafshim’, tha Gjiknuri, teksa shkëmbente batuta me Myslym Murrizin.

Rama e klasifikoi në ‘listën e zezë’, ish-kandidatja e PS garon për KQZ-në e re: Kam përvojë të mjaftueshme për dy komisione

Lista me emrat e kandidatëve:

Admir Drago KOMISIONER + rregullator + KAS

Agim Paskali rregullator + KAS

Agron Haxhimihali KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator

Agron Sulshabanaj KAS

Arben Xhiku KOMISIONER + rregullator

Arben Isaraj KAS

Ardjan Myslimaj KOMISIONER + rregullator

Arens Çela rregullator + KAS

Behar Zeneli rregullator

Besnik Maho KAS

Bledar Skënderi KOMISIONER

Drita Avdyli KOMISIONER + rregullator

Dritan Çaka KOMISIONER + rregullator + KAS

Elona Bano rregullator

Elvin Lako KOMISIONER + rregullator + KAS

Elvis Çefa nënkomisioner + rregullator + KAS

Emiliano Braho rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)

Esmir Rringaj KAS

Fatmir Tafaj KAS

Farie Osmani KAS

Florian Beqiraj rregullator + KAS

Gentian Rumano KAS

Haki Mustafa KOMISIONER + nënkomisioner + rregullator

Halil Hyseni KOMISIONER

Helga Vukaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Hysen Osmanaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Ilirjan Rusmaili KOMISIONER + KAS

Ilirjan Celibashi KOMISIONER

Ilirjana Nano rregullator

Irena Nino KAS

Irsa Ruçi KOMISIONER + rregullator

Ismail Tafani KOMISIONER + nënkomisioner

Iva Nathanaili rregullator+ KAS

Kamerion Salillari rregullator + KAS (skualifikohet për rregullator)

Klement Zguri rregullator

Koli Bele KOMISIONER + KAS

Kristaq Kume rregullator

Laureta Bregasi rregullator + KAS

Lealba Pelinku KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Ledio Braho KAS

Lefterie Luzi Lleshi KOMISIONER + rregullator + KAS

Leonard Gremshi rregullator + KAS

Lindita Tako rregullator + KAS

Mimoza Canaj KAS

Muharrem Çakaj KOMISIONER + nënkomisioner+ rregullator + KAS

Odeta Berberi rregullator

Odeta Seferaj KAS

Petrit Çano KAS

Redinela Beqiraj KAS

Sali Shehu KOMISIONER

Sokol Bana KOMISIONER + KAS

Spiro Maliqi rregullator + KAS

Theodhor Sollaku rregullator + KAS

Të fundit