Flash News

KRYESORE

PS ankesa për ministrat e rinj: Kush nuk bën detyrën, do i dalë emri në ‘tabelë të zezë’

PS ankesa për ministrat e rinj: Kush nuk bën detyrën, do i

Ish ministrat e kabinetit qeveritar duket se kanë pakënaqësi me ata që i zëvendësuan në dikasterët e tyre. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit ka patur një diskutim të gjatë mes kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin ku është kërkuar që ministrat e rinj të zbatojnë rekomandimet që u jepen nga institucionet e pavarura, ose u del emri në “tabelë të zezë”.

Bëhet fjalë për një debat të zbardhur në procesverbalin e datës 18 mars, publikuar sot në gazetën Panorama.

“Nuk i ndaj ministrat në të vjetër e të rinj. Në raport, qoftë në takimin e radhës, qoftë në raportimin që do t’i bëj parlamentit, do përmendet me emër dhe mbiemër çdo ministër që nuk e përmbush misionin e tij si ministër në raport me këto institucione. Pra, u bëhet e qartë sidomos të rinjve, e të mos thonë si na doli emri publikisht kështu. Edhe shërbimet e Kuvendit duhet t’ua bëjnë të qartë këtë. Edhe ju si ministre që mbuloni marrëdhëniet me parlamentin duhet t’ua bëni të qartë. Nëse ata nuk e bëjnë detyrën, atëherë do u dalë emri në tabelë të zezë”, u shpreh Ruçi.

Të fundit