Flash News

KRYESORE

PS dhe Basha festojnë ditëlindjen, 'thumbon' Patozi: Rastësia i ka ndihmuar që sot të duken njësoj

PS dhe Basha festojnë ditëlindjen, 'thumbon' Patozi:

Partia Socialiste dhe Basha festojnë sot ditëlindjen. Astrit Patozi i Bindjes Demokratike ka ironizuar rastësi e "çuditshme" duke u shprehur se "rastësia i ka ndihmuar të dyja palët që sot të duken njësoj."

"EDHE FESTAT I KANË NË NJË DITË

Sot qenka ditë e madhe për të gjithë kombin. Të majtët festokan përvjetorin e Partisë Socialiste, ndërsa të djathtët ditëlindjen e Lulzim Bashës. Të dy palët bëjnë sikur nuk e dinë, sepse nga Partia Socialiste ka mbetur vetëm kujtimi i Dritëro Agollit, ngaqë Edi Rama e ka shndërruar prej kohësh në “Rilindje” forcën politike, që trashëgoi prej Fatos Nanos. Por të majtëve kjo nuk besoj se u bie shumë rëndë, sepse e njëjta gjë ndodhi edhe kur ndryshuan emrin e Partisë së Punës, më 1991-shin. Ndërsa në kampin tjetër, e ka marrë vesh edhe më trushkuluri se, në vend të një partie të madhe, që ndër të tjera përmbysi komunizmin, tani ka mbetur vetëm kryetari. Dhe kështu i bie që secili të festojë atë që i ka mbetur. Ndaj edhe gëzuar ditëlindjen të dyja partive, të cilat edhe rastësia i ka ndihmuar shumë që sot të duken njësoj. Tamam siç janë realisht, në fakt", shkruan Patozi.

Të fundit