Flash News

KRYESORE

PS “e ngujuar” për 5 orë në mbledhjen e Kryesisë, Rama zbardh ç’u diskutua: S’ia përtojmë tërheqjen e ‘veshit’ njëri- tjetrit

PS “e ngujuar” për 5 orë në mbledhjen e

Ka zgjatur për pesë orë mbledhja e Kryesisë së PS në selinë rozë. Pas mbledhjes së gjatë, ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili ka zbardhur çfarë është diskutuar gjatë paradites.

Sipas kryeministrit është folur për procesin e pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe procesin e brendshëm për zgjedhjet brenda PS në shtator të këtij viti.

“Kemi 5 orë këtu,  kemi patur diskutim të gjatë me pjesëmarrjen e të gjithëve për të vijuar procesin e brendshëm sepse kemi mësuar që pas çdo procesi zgjedhor pavarësisht fitores është me rëndësi të kuptojmë se ku janë problemet që duhen trajtuar dhe të përpiqemi të lexojmë votën, pritshmërinë.

Diskutimi është lidhur me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afatshkurtër. Afatmesme janë zgjedhjet e qershorit 2021 dhe afatshkurtër procesin e brendshme të zgjedhjeve në PS, kombinuar me gjithë procesin e planifikimit dhe administrativit të gjithë këtyre territoreve që tani janë besuar drejtuesve socialistë në bashkitë e vendit”, tha Rama.

I pyetur nëse në këtë analizë të gjatë kishte vend për kritika, Rama tha: “Ndryshe nga sa thuhet shpesh gabimisht diskutojmë hapur dhe nuk ja përtojmë tërheqjen veshit njëri tjetrit. Jemi ballafaquar me elementët që kemi vënë në tavoline dhe përgjegjësitë që secili ka për të vijuar këtë proces që kemi luksin ta zhvillojmë në një kohë para vitit të ri politik që nis në shtator. Është me rëndësi të ngrenë në një nivel të ri nivelin me dialogun me të gjithë, qytetarët, sipërmarrjen, në cdo sektor pavarësisht bindjeve tyre politike, dialogun e brendshëm në parti, dialogun me opozitën parlamentare dhe patjetër opozitën jashtë parlamentare”, tha Rama.

Të fundit