Flash News

KRYESORE

PS e votëbesoi pas përgjimeve, kandidati i Shijakut falënderon tri herë Edi Ramën

PS e votëbesoi pas përgjimeve, kandidati i Shijakut falënderon

Në mitingun e Partisë Socialiste në Durrës, një fjalim 7 minutësh mbajti edhe kandidati i mazhorances për kryebashkiak të Shijakut, Elton Arbana, para kryeministrit Edi Rama dhe deputeteve te tjere te PS ne kete qark.

Arbana falënderoi tre herë kryeministrin për mundësinë që i ka dhënë duke premtuar se do të bëjë maksimumin për zhvillimin e Shijakut nderkohe qe akuzoi edhe kundershtaret politike per xhelozi ndaj tij.

“Unë dua Shijakun dhe dua të prek të gjithë transformimin  si qytetet e tjera të Shqipërisë. Jemi në një moment historik, rruga tjetër është injoranca, prapambetja dhe pisllëku . E vërteta nuk mund të manipulojhet kurrsesi. Ju kërkoj të votoni më 30 qershor”, sqaroi Arbana.

Arbana shfaqej në një përgjime të gazetës Bild, duke komunikuar me anëtarin e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj.

Avdylaj i kërkonte me çdo kusht të negocionte me kreun e INUK-ut në Durrës për t’i hequr gjobën një miku të tij në Fermë të Shijakut. Opozita ka kërkuar largimin e Arbanës nga kandidimi për Shijakun, në mënyrë që të vihet në dispozicion të drejtësisë, por deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim.

Të fundit