Flash News

KRYESORE

PS feston 6 vite në pushtet. Emrat e 19 ministrave të kabinetit “Rama 1”

Si sot gjashtë vite më parë, presidenti Bujar Nishani dekretoi qeverinë e re të Partisë Socialiste së bashku me LSI-në, fituese te zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës. Kabineti qeveritar me në krye Edi Ramën përbëhej nga një zv/kryeministër dhe 19 ministri të ndara së bashku me LSI-në.

Që nga ajo kohë pothuajse të gjithë ministrat janë shkarkuar; dikush i përfshirë në skandal (rasti i Saimir Tahirit), të tjerë për shkak të qëndrimeve të tyre jo në të njëjtën linjë me Ramën (rastet e Shkelqim Canit apo Ditmir Bushatit) dhe të tjerë për arsye të freskimit të kabinetit qeveritarë, pa harruara ata të LSI-së që u larguan në 2015-ën, pas zgjedhjeve parlamentare.

I vetmi ministër që ka rezistuar është Blendi Cuci, ndonëse në një tjetër dikaster, pasi e nisi si Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin ndërkohe që tani është ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Aleanca për Shqipërinë Europiane mori 57.88% të votave kundrejt 39.79% të Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim.

Kabineti qeveritar.

  1. Zoti Edi Rama, Kryeministër
  2. Zoti Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
  3.    Zoti Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme
  4. Zonja Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes
  5. Zoti Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme
  6. Zonja Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian
  7. Zoti Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
  8. Zoti Edmond Haxhinasto, Ministër i  Transportit dhe Infrastrukturës
  9. Zonja Eglantina Gjermeni,Ministër i  Zhvillimit Urban dhe Turizmit
  10. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
  11. Zonja Lindita Nikolla, Ministër i  Arsimit dhe Sportit
  12. Zoti Nasip Naço, Ministër i  Drejtësisë
  13. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i  Kulturës
  14. Zoti Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
  15. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë
  16. Zoti Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
  17. Zoti Ilir Beqaj, Ministër i Shëndetësisë
  18. Zoti Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
  19. Zonja Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
  20. Zoti Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore
  21. Zoti Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Të fundit