Flash News

KRYESORE

PS hap nesër fushatën elektorale, tre kandidatë të rinj për kryebashkiakë ngjiten në podium

PS hap nesër fushatën elektorale, tre kandidatë të rinj

Siç është paralajmëruar, Partia Socialiste do të çelë nesër fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Pavarësisht se opozita do t’i bojkotojë ato, kjo nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama të zhvillojë një ceremoni jo pak të kushtueshme në Parkun Olimpik në Tiranë në orën 16:00.

Sipas agjendës, kandidatët që do të marrin fjalën në këtë takim do të jetë ai i Fierit Armando Subashi ndërkohë që do të vijojë me atë Beratit, Ervin Demo, Durrësit, Valbona Sako dhe Shkodrës Valdrin Pjetri, që kandidojnë për herë të parë.

Me pas, mitingu do te kulmojë me fjalën që do të mbajnë kryabashkiaku aktual i Tiranës dhe kandidati për një mandat të dytë në këtë bashki, Erion Veliaj dhe në fund kreu i PS-së edi Rama.

Të fundit