Flash News

KRYESORE

PS hap sërish lojën, Balla: Do i krijojmë drejtësisë të gjitha kushtet që hetimi të shkojë deri në fund

PS hap sërish lojën, Balla: Do i krijojmë drejtësisë

Atëherë kur dukej se Partia Socialiste e kishte marrë vendimin për të kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit të saj, Saimir Tahiri, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka hapur sërish lojën.

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla theksoi se “ne do t’i krijojmë drejtësisë të gjitha kushtet që ky hetim të shkojë deri në fund”, por pa vënë theksin te “mungesa e provave” siç ai personalisht bëri një ditë më parë, i mbështetur nga kryeministri Edi Rama dhe deputetët e tjerë të PS.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë se këtu po zhvillohet një proces tërësisht normal. Grupi i PS po pret që deputetët e vetë në Këshill të qartësohen në gjithçka që ka paraqitur prokuroria. Asnjë prej deputetëve tanë nuk është aty si avokat i kolegut Tahiri, por si përfaqësues i Kuvendit për të bërë këtë filtrim. Ne do t’i krijojmë drejtësisë të gjitha kushtet që ky hetim të shkojë deri në fund”, u shpreh Balla.

Sa i përket kërkesës së opozitës që votimi për kërkesën e Prokurorisë të bëhet i hapur për mediat, Balla lexoi disa raste të mëparshme kur vendimi për deputetët është marrë me dyer të mbyllura.

“Në të gjitha rastet kjo pjesë e Këshillit ka qenë gjithnjë e mbyllur. Disa nga rastet kur mbledhjet në këtë fazë janë zhvilluar me dyer të mbyllura për deputetë të ndryshëm: Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Nikollaq Neranxi, Dritan Prifti, Ilir Meta. I kërkoj Lulzim Bashës dhe Monikës Kryemadhi t’i lënë anëtarët e Këshillit të bëjnë detyrën e tyre”, tha Balla.  

Tahiri jashtë mbledhjes: Nuk pranoj burg politik; para drejtësisë të dalin Berisha; Kryemadhi dhe Meta

Të fundit