Flash News

KRYESORE

'PS hodhi në erë besimin tek zgjedhjet’, Basha: Si do të veprojë opozita në ditët në vijim

'PS hodhi në erë besimin tek zgjedhjet’, Basha: Si do

Pas përfundimit të protestës së Aleancës për Teatrin ka folur për mediat kryedemokrati Basha.

Ai tha para gazetarëve, se në ditët në vijim, PD dhe opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm për këtë qëllim.

 “Ti japë fund kushteve me të cilat padrejtësia shkel e injoron. Ne kemi bashkuar forcat tona në një projekt që merr jetë nga votat tona. Edi Rama është investuar të ndalë votën e shqiptarëve. Të ndalë përpjekjet për zgjedhje të lira . Në ditët në vijim, do u japim shqiptarëve lirinë e votës, pa të cilën s’mund të kemi liri as në Europë, as kudo. PD dhe opozita kanë treguar vullnet për reformën zgjedhore sepse duam që shqiptarët t’i drejtohen kutive të votimit. Sot nuk është përgjegjësia jonë. Me atë që ndodhi më 17 maj, PS dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin në një proces. Opozita nuk mund të jetë fasadë”, tha Basha.

Të fundit