Flash News

KRYESORE

PS ‘josh’ gjysmën e opozitës parlamentare, kush janë deputetet që votuan pro ndryshimit të Kodit Zgjedhor

PS ‘josh’ gjysmën e opozitës parlamentare, kush janë

Kuvendi miratoi këtë të hënë ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Shumica ka siguruar 97 vota në parlament për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ndonëse i duheshin vetëm 84.

Pra, veç 74 votave që disponon, në Kuvend e mbështetën propozimin e PS edhe 17deputetë të tjerë të opozitës parlamentare, duke krijuar kështu edhe një përçarje mes tyre.

Mësohet se pro nismës së shumicës votuan deputetët e grupit parlamentar "Demokraci dhe drejtësi" të Edmond Stojkut dhe grupi parlamentar “I pavarur” i Nimet Musait, si: Edmond Stosjku, Ediola Braha, Klajdi Qama, Majlinda Halilaj, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Nimet Musai, Selami Jenisheri, Ylli Shehu, Krenar Rryci, Nikolin Staka, Eugen Bojaxhiu, Arlind Çaçani, Arben Elezi, Ramazan Gjuzi, Vasil Sterjovski, Enver Roshi

Vota pro edhe Rreme Lala, Lefter Koka, Elena Xhina.

Ata shprehën pakënaqësitë e tyre për çështjet që mbetën të pazgjidhura, por në parim shprehën mbështetje për ndryshimet e sjella në Kod, pasi sipas tyre garantohet një proces zgjedhor demokratik dhe një rezultat i pakundërshtueshëm nga palët.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar demokrat të Myslym Murrizit shprehu pakënaqësi për mungesën e përfshirjes në ndryshime të kërkesës për komisione jopartiake administrimi dhe për hapjen, që ai e konsideroi jo të plotë të listave të kandidatëve.

Në përfundim të diskutimeve, ndryshimet në Kodin Zgjedhor u votuan me 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim.

Kush janë deputetët që votuan kundër:

Artur Roshi

Zef Shtjefni

Suzana Topi

Halit Valteri

Adriatik Alimadhi

Amra Barova

Fatjona Dhimitri

Gjetani Gjetan

Ralf Gjoni

Kujtim Gjuzi

Elda Hoti

Korab Lita

Lefter Maliqi

Myslim Murrizi

Erion Piciri

Nuk kanë votuar:

Rudina  Hajdari

Enada  Kapllani

Ligoraq Karamelo

Besnik Troplini

Koçi Tahiri

Andi  Përmeti

Abstenuan:

Edlira Hyseni

Halil Jakimi

Ervis Meço

Kostaq Papa

Alban Zeneli

Ndryshimet që parashikon kodi: 

Ndryshimi i parë:  Ulja nga 3% në 1%, të pragut që duhet të arrijnë subjektet zgjedhore për të përfituar nga shpërndarja e mandateve.

Ndryshimi i dytë: Neni 163 që përcakton shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues të listës. Parashikohet që renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se herësi që del nga pjesëtimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi, por jo më shumë se 10,000 vota.

Ndryshimi i tretë: ka të bëjë me detyrimin për ri-rënditjen e pjesës së parë të listës që korrespondon me mandatet e fituara ashtu sikurse ri-renditjen e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale.

Pra,nëse në pjesën e dytë të listës rezulton se një ose disa kandidat kanë numër votash më të lartë se herësi, përfitojnë mandat duke zëvendësuar kandidatin/tët e fundit në renditje që do të përfitonin mandat sipas renditjes së pjesës së parë të listës, bazuar në votat që ka marrë secili prej tyre dhe kur ata kanë më pak vota preferenciale. Në këtë formë garantohet që kandidati i cili ngjitet nga pjesa e dytë e listës tek ajo fituese sposton poshtë dhe i zë vendin kandidatit që ka numrin më të vogël të votave preferenciale. Ky rregull nuk zbatohet nëse kandidati me më pak vota i përket gjinisë më pak të përfaqësuar.

Ndryshimi i katërt:  parashikohet në nenin 67, ku përcaktohet se kryetari i partisë në zgjedhje kur ajo konkurron e vetme, ose partisë udhëheqëse të koalicionit kur garojnë disa parti sëbashku në një listë, mund të regjistrohet njëkohësisht deri në katër zona zgjedhore.

Të gjitha nenet e tjera të amendamenteve, përfshirë ato që kanë të bëjnë me përkufizimin për koalicionet mbeten të njëjta me propozimin fillestar të bërë publik nga Partia Socialiste dhe të depozituar në Kuvend.

Të fundit