Flash News

KRYESORE

PS kërkon çarjen e LSI-së, Taulant Balla flet për negociatat me deputetë të caktuar të partisë së Kryemadhit

PS kërkon çarjen e LSI-së, Taulant Balla flet për

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se mazhoranca nuk i kishte sot 84 vota për të miratuar projektligjin për Magjisraturën i cili kërkon shumicë të cilësuar votash. Në këtë pikë Balla kërkoi konsensusin e LSI-së e cila sipas tij ka pasur të njëjtin qëndrim për këtë çështje kur ishte në mazhorncë.

“Sot nuk i kishim 84 vota. Ne duam konsensus me të paktën njërën prej forcave në opozitë. Ftesa ime është për deputetët e grupit parlamentar të LSI-së po të kemi parasysh që për këtë çështje, sot e një vit kemi pasur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.

I pyetur nëse PS është në negociata me deputetë të caktuar të LSI-së për të votuar pro këtij projektligji, Balla nuk dha një përgjigje të prerë por la të kuptohej se një gjë e tillë edhe mund të ndodh. “Unë besoj dhe shpresoj që në Kuvend ka deputet me prirje europiane të cilët duan që reforma në drejtësi të vijojë implementimin”, deklaroi Taulant Balla.

Të fundit