Flash News

KRYESORE

PS kërkon largimin e kreut të KQZ-së, reagon Zguri: E kam të ndaluar të përfshihem në lojëra politike

PS kërkon largimin e kreut të KQZ-së, reagon Zguri: E kam të

Pas kërkesës së bërë nga Partia Socialiste për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka ardhur edhe reagimi nga Klement Zguri.

Kryetari i KQZ-së tha se e vërteta është  e kundërta e asaj që pretendohet, dhe se ai e ka të ndaluar të përfshihet në beteja apo lojëra politike. Zguri deklaroi se të gjitha këto sulme ndaj KQZ-së janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe të motivuara nga interesa politike.

“Puna e KQZ-se për fat të mirë është në dritën e diellit. Nuk ka vetëm kronika lajmesh, por ka mbledhje, procesverbale, akte dhe vendime. Të gjitha publike. Të gjitha mund të konsultohen në çdo kohë nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjetër, është e kundërta e asaj që pretendohet. Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojëra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit. Përgjigja ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërtesës, sapo ai ta kërkojë këtë.

 

Nga ana tjetër, më duhet të tërheq vëmendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZ-së, sidomos kur janë haptazi abuzive, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe të motivuara nga interesa politike të palidhura me KQZ-në dhe zgjedhjet, dëmtojnë rëndë autoritetin dhe pavarësinë e KQZ-së mbjellin frike dhe pasiguri tek institucionet, cënojnë shtetin ligjor. Këto janë ankorat që mbajnë KQZ-në përballë tallazeve. Nuk ka parti politike që njeh dhe pranon rregullat e lojës, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, që mund të ketë vullnetin t’i këpusë këto ankora. Ndaj unë u bej thirrje të gjitha palëve që lojën politike ta zhvendosin diku gjetkë, në ndonjë fushë ku interesit publik i bëjnë më pak dëm” tha për ‘Panorama’ kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.

 

Të fundit