Flash News

KRYESORE

PS kërkon zëvendësimin e Voltana Ademit, kandidati i parë refuzon ofertën

Nënkryetari i bashkisë së Shkodrës, Arben Gjuraj është shprehur për Politiko se do të refuzonte një propozim nga PS për te marre postin e kryebashkiakut, ne vend te Voltana Ademit. “Jo, nuk do të pranoja”, ishte përgjigja e tij e prere.

Të mërkurën, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi se do t’i kërkojë këshillit të ri bashkiak zëvendësimin e Ademit me një nga nën/kryetarët aktualë të institucionit, deri në organizimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore. “Do të emërohet një nga nënkryetarët. Nëse nuk e ka bërë akoma Këshilli bashkiak i Shkodrës duhet ta bëjë”, deklaroi Balla për TV Klan.

Veç Gjurajt, bashkia e Shkodrës ka edhe dy nën/kryetarë të tjerë: Emilia Koliqi është me profesion ekonomiste dhe Fatbardh Sheqi. 51-vjeçari ka përfunduar dy fakultete; për “Gjuhë-Letërsi” për “Juridik” në universitetin Luigj Gurakuqi.

Kandidati i PS, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e postit, pas publikimit të disa dokumentave që tregonin se ai rezulton i dënuar në Itali për shitje të lëndëve narkotike ne vitin 2003.

[caption id="attachment_312949" align="alignnone" width="780"] Nenkryetari i Bashkise se Shkodres, Arben Gjuraj.[/caption]

Të fundit