Flash News

KRYESORE

PS luan sërish kartën e ‘armikut të jashtëm’, Ulsi Manja: PD, akt tradhtie ndaj Shqipërisë; nuk i trembemi përgjimeve

PS luan sërish kartën e ‘armikut të jashtëm’,

Partia Socialiste është duke luajtur sërish kartën e ‘armikut të jashtëm’ dhe shpalljen fajtore të opozitës për faktin se disa shtete të Bashkimit Evropian janë skeptike për punën e Qeverisë shqiptare dhe mund të vendosin veton për hapjen e negociatave.

Deputeti socialiste, Ulsi Manja ka deklaruar në ‘News 24’ se opozita po bën një akt pabesie dhe tradhtie ndaj Shqipërisë pasi nuk e do anëtarësimin në BE. Sipas Manjës, Partia Demokratike, e inspiruar nga faktorë të jashtëm, po punon kundër interesave të vendit.

“Unë personalisht nëse opozita ka hall pushtetin, do të pajtohesha me këtë thënie; akt pabesie. Ata inspirohen nga faktorë të jashtëm që janë dashakeq ndaj Shqipërisë. Ndaj përveç akt pabesisë, do e quaja e tradhti. Një pjesë e opozitës kam frikë se punon kundra interesave të Shqipërisë në BE. PS në asnjë moment historik që ka pasur të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bërë hapa para. PS në atë kohë, në opozitë, ska qenë e ndarë nga maxhoranca e djeshme. U tha sot nga kryeministri. Kemi parasysh kur Shqipëria do të hynte në NATO, ishte gjatë kohës që ndodhi Gërdeci dhe opozita e asaj kohe ishte pro. Opozita ka shumë probleme, ju e dini ça problemesh ka ajo. Kjo opozitë nuk ofron alternativë për shqiptarët. Llogaritë e opozitës janë llogari pushteti dhe është e vogël në shpirt”, tha Manja.

Deputeti i PS tha se mazhoranca nuk trembet nga paralajmërimet se opozita ka të tjera video-skandale ku janë të përfshirë zyrtarë të qeverisë.

“Nëse opozita ka video si ajo e javës së kaluar, pa fakte, nuk besoj se i trembet kush. Por protesta e opozitës e thirrur në 26 maj, të shtunën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është rikthim i PD në vendin e krimit. Jo për t’i bërë presion qeverisë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por për t’i bërë ballë hapjes së negociatave”, u shpreh Manja.

Të fundit