Flash News

KRYESORE

PS mbështet zyrtarisht nismën e Murrizit: Dakord me hapjen e listave, ndalon koalicionet parazgjedhore, por 5 qershori nuk preket

PS mbështet zyrtarisht nismën e Murrizit: Dakord me hapjen e listave,

Partia Socialiste ka mbështetur nismën e opozitës parlamente, e drejtuar nga Myslim Murrizi për hapje listash, ndalim koalicionesh dhe pragun 5% për kandidatët.

“Kemi vendosur të mbështesim hapjen e listave dhe ti japim mundësi cdo zgjedhësi të zgjedhë subjektin politik dhe të shprehë preferencën për kandidatin e përfshirë në listën e subjektit.

Është një vendim që reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase të madhe të shqiptarëve dhe që shkon përtej një pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe dhe por edhe për mua si kryetari i partisë, që në këtë rast duhet t’u jap të gjithëve jo me fjalë por me faktin e hapjes së listave mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por që PS-ja të reflektojë.

E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore. Kemi bërë një marrëveshje me opozitën parlamentare, kemi arritur të krijojmë edhe mirëkuptimin për konsensus të gjërë në parlament për ligje të rëndësishme që kërkonin shumicë të cilësuar. Kam thënë qartë se jemi akuzuar si pazarxhi”, u shpreh Rama, i cili shtoi se nuk preket sistemi zgjedhor dhe madhesia e zonave zgjedhore.

"Duke u ndalur edhe te interpretimi i Venecias për sistemin zgjedhor, sistemin në vetëvete e kemi proporcional rajonal dhe kjo nuk preket pavarësisht se opozita parlamentare do ndryshim sistemi, madhësia e zonave zgjedhore, cdo ndryshim i tyre konsiderohet i sistemit edhe kjo nuk preket, së treti KQZ, kjo preket por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit. Ndaj atyre që pretendojnë të tregojnë vitin apo vitet që duhen për të bërë ndryshime ju them se ky është një ndryshim esencial shumë më shumë se hapja e listave", shtoi kryeministri.

Koalicionet 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pasi PS është në parim dakord me nismën e opozitës parlamentare për lista të hapura në zgjedhje,  e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve.

Sipas Ramës, ‘kjo s’do të thotë se ne kemi ndonjë tendencë që të pengojnë subjektet të bëjnë marrëveshjet mes tyre dhe të kenë një subjekt unikal’, ndërsa i jep opozitës edhe disa shembuj evropianë.Lexo më shume

Të fundit