Flash News

KRYESORE

PS mbledh firmat për shkarkimin e Arben Malajt, aleati i Bashës zbardh arsyen: Guxoi të kritikojë qeverinë

Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë. 28 deputetë kanë firmosur iniciativën duke kërkuar shkarkimin me arsyetimin për shkelje të etikës.

Kreu i PDK, Nard Ndoka i ka dalë në krah, teksa komenton rastin në fjalë në rrjetet sociale. Ai thekson se qeveria shkarkon atë që kritikon dhe emëron servilët.

“Emëron kundërshtarin që e fërkon, shkarkon të vetin se e kritikon”, shkruan në një koment Ndoka.

“Nuk ka vërejtje profesionale, por sipas Rames ka qenë ministër që ka favorizuar oligarkët dhe shumë akuza të tjera. Malaj, që njihet si kundërshtar i Ramës në PS, po shkarkohet se guxoj të kritikojë politikat e dështuara të rilindjes!”, shkruan sërish Ndoka.

Malaj, dikur deputet i PS, ministër Financash dhe ministër i Ekonomisë ka shfaqur shpesh opinionet e tij për zhvillimet politike. Së fundmi, në një shkrim, Malaj shprehej se pushteti absolut shkon krah për krah reduktimit dhe varfërimit të lirive ekonomike dhe politike.

Ai është shfaqur hapur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe kundër politikave të kryebashkiakut të Tiranës por edhe qeverisë.

Të fundit