Flash News

KRYESORE

PS mbledh grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit, Rama kokë më kokë me Ruçin e Xhafajn, para mbledhjes

PS mbledh grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit, Rama kokë

Si çdo javë, edhe sot Partia Socialiste do të mbledhë në orën 09:00 grupin parlamentar, por kësaj here në selinë e Kuvendit dhe jo në selinë rozë, si herët e tjera. Ky ndryshim është bërë pasi grupi parlamentar i PS është më i madh, 74 deputetë dhe kërkohej një hapsirë më e madhe dhe e përshtatshme.

Zakonisht mbledhja e grupit parlamentar të PS-së bëhet çdo të hënë, por sot  e në vazhdim mbledhjet do të zhvendosen të martave.

Ajo që pritet të diskutohet në ëktë mbledhje ku do të marër pjesë edhe kryeministri dhe kryetari i PS-së Rama, ëshët kontrata e re që do të nënshkruhet mes qeverisë dhe grupit parlamentar.

Sakaq mësohet se vetëm pak minuta para se të drejtojë këtë mbledhje, kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillon një takim kokë më kokë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi e ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj në ambientet e kryeministrisë.

 

 

Të fundit