Flash News

KRYESORE

PS mbledh Kryesinë, zbardhen porositë e Ramës për 30 qershorin: Kush prek votën, përgjigjet para ligjit

PS mbledh Kryesinë, zbardhen porositë e Ramës për 30

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.

E mbledhur që në orën 08.30 të mëngjesit, pas takimit kryeministri ka dalë në disa përfundime,  vetëm një javë para 30 qershorit.

Mësohet se Rama ka dhënë porosi konkrete për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për këto ditë të mbetura deri të dielën.

kështu, kryeministri ka kërkuar që mbarëvajtja të bazohet në standardet ligjore, Kodin Zgjedhor dhe të dokumentohen incidentet gjatë ditës së zgjedhjeve, pasi ka shtuar ‘kërcënimin’ e vazhdueshëm se kush prek votën do të përballet me ligjin.

Po ashtu, është vendosur të që mitingu përmbyllës do të zhvillohet të premten në Vlorë.

Nga ana tjetër, një tjetër zhvillim me rëndësi pritet në orën 11.00 kur do të mblidhet Kolegji Zgjedhor nëse do të njohë apo jo dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Kjo pritet të shihet në vendimin që do të marrë mbi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar që kërkon të çregjistrohet nga zgjedhjet pasi dekreti u botua në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi.

Kryetari i kësaj partie, Idajet Beqiri e ka konsideruar të vlefshëm dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia rrëzoi këtë pretendim  me votat e shumicës. Radhën e ka Kolegji zgjedhor. A do ta çregjistrojë ky kolegj partinë e Unitetit Kombëtar duke njohur kështu dekretin e presidentit apo do të lërë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke u radhitur në institucionet që kundërshtojnë vendimin e kryetarit të shtetit.

Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj. Cilido që të jetë vendimi, nuk do të ndryshojë qëndrimin  e Presidentit që ka deklaruar se dekreti është detyrues dhe vetëm Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të vendosë mbi ligjshmërinë apo jo të tij.

Pesë gjyqtarët qe do te vendosin per fatin e 30 qershorit, janë ato qe rrezuan me 9 maj ankimimin e depozituar nga Bashkimi Demokratik kundër vendimit të KQZ për regjistrimin në zgjedhje të Bindjes Demokratike.

Të fundit