Flash News

KRYESORE

PS 'ndan tepsinë' e Kuvendit. Pakica merr një nënkryetar dhe tre Komisione. Por, Opozita ka dy parti. Si do merren vesh PD dhe LSI?

PS 'ndan tepsinë' e Kuvendit. Pakica merr një

Taulant Balla gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të PS, ka konfiguruar edhe ndarjen e punëve parlamentare mes shumicës dhe pakicës. Balla ka folur për 'rekomandimet' që do i bëjë Kuvendit për të bërë kështu të mundur ndarjen e pushtetit legjislativ mes forcave politike. Shumica, sigurisht, pritet të marrë pjesën e luanit.

Ja propozimet e Ballës:

Kryetari i Kuvendit nga PS

1 Zv/kryetari i Kuvendit nga PS

1 Zv/kryetar i Kuvendit nga Opozita

Byroja e Kuvendit: Kryetari nga PS; 1 nënkryetar nga PS dhe 1 nga Opozita

Konferenca e kryetarëve: 5 /3  

Këshilli i Rregullores: 5/ 5

Këshilli për Legjislacionin: 5/ 5

Opozita do të drejtojë Komisionet e mëposhtme  (duke propozuar Kryetarin):

Komisioni i Medias

Komisioni i Punës

Komisioni i Integrimit.

Ajo çka është interesante të shihet në javët në vazhdim është se si dy forcat kryesore të opozitës Partia Demokratike dhe LSI do të 'ndajnë' mes tyre Komisionet, dhe kush do të marrë postn e nënkryetarit të Kuvendit, një detyrë honorifike.

Të fundit