Flash News

KRYESORE

PS në kërkim të mandatit të tretë, Balla: Beteja e radhës, zgjedhjet e 2021-shit; Gjykata Kushtetuese në shtator

PS në kërkim të mandatit të tretë, Balla: Beteja e

Pas procesit të mbajtur më 30 qershor për organet e qeverisjes vendore, ndonëse pa pjesëmarrjen e opozitës, PS e cilëson si një kapitull të mbyllur për të nisur një tjetër sfidë, zgjedhjet e përgjithshme.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi gjatë asamblenë së PS në Belsh se pas 30 qershorit, sfida e radhës janë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

“Ata që dalin çdo natë në TV, nga presidenti që tashmë është haptas një nga drejtuesit e opozitës në Shqipëri, apo kushdo tjetër duhet ta dinë që zgjedhjet vendore u përmbyllën në 30 Qershor. Ishte një ditë e rëndësishme ku fitoi Shqipëria e institucioneve, Shqipëria e zbatimit rigoroz të Kushtetutës, fitoi Shqipëria e angazhimit europian, përkundër Shqipërisë së dhunës dhe të molotovëve.

Ne jemi të gatshëm në çdo moment të dialogojmë me çdo aktor politik në vend por pikë së pari me ata që kemi në Kuvend, pikërisht për sfidat e rëndësishme të vendit, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj negociate në kurriz të Reformës në Drejtësi. Zbatimin e saj nuk ndal dot më askush”, u shpreh Balla.

Po ashtu, ai u ndal edhe të shkarkimi i presidentit Ilir Meta, dhe verdiktin e fundit e jep Gjykata Kushtetuese, që sipas tij do të jetë sërish funksionale në shtator.

“Ne do të vazhdojmë edhe me hetimin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës. Ilir Meta ka bërë një akt të rëndë i cili duhet hetuar dhe më pas nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, sipas nenit 90 të Kushtetutës, do të shkarkohet dhe procesi do të çertifikohet nga Gjykata e re Kushtetutese që në Shtator do të jetë gati për të ushtruar këtë detyrë të rëndësishme”, tha Balla.

 

Të fundit