Flash News

KRYESORE

PS nuk do t’ia dijë për festën, shfrytëzon fëmijët dhe shkel ligjin elektoral

Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën, e megjithatë përdor çdo mjet për të forcuar imazhin e saj. Në festën e fëmijëve, kjo parti shkeli hapur ligjin dhe këtë ditë speciale.

Kandidati për Këshillin Bashkiak Gazment Paja ka qenë i pranishëm në kopshtin 42 në Tiranë për fushatë.

Edhe pse 1 Qershori është një festë fëmijësh, socialistët bëjnë gjithçka që të mund të përfitojnë politikisht.

Në fotot e mëposhtme shikohet Paja, i cili është shoqëruar me të tjerë kandidatë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke shkelur hapur ligjin elektoral, duke bërë fushatë në ambiente edukimi siç është edhe Kopshti 42 në kryeqytet.

Një veprim ky që tregon qartë se si PS dhe kandidatët e saj dinë të bëjnë fushatë.

Të fundit