Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
PS nuk humbet kohë, caktohet data për kalimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor
Mazhoranca duket se nuk kërkon të humbasë kohë dhe ka caktuar datën për seancën parlamentare për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Konferenca e Kryetarëve në mbledhje mësohet se ka caktuar datën 1 tetor për kalimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Draftin e paraqitur në Këshillin Politik, mazhoranca e ka depozituar në Kuvend dhe pritet të diskutohet ditët në vijim në Komisionin e Ligjeve.
Në Këshillin Politik ende nuk ka një konsesus mes palëve përsa i përket formulës së koalicioneve dhe listave të hapura, ndërkohë afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime është deri më 30 shtator.
Opozita jashtëparlamentare ka kërkuar që të merret opinioni i OSBE-ODIHR lidhur me çështjen e koalicioneve dhe listave, por është refuzuar nga mazhoranca.