Flash News

KRYESORE

PS nuk ka votat, Ruçi u kërkon këshilltarëve të kontaktojnë me Edmond Spahon: Tryezë dialogu

PS nuk ka votat, Ruçi u kërkon këshilltarëve të

Në emër të LSI-së, nënkryetari Luan Rama, i kërkoi kryetarit të Kuvendit që të iniciojë një tryezë dialogu mes të gjithë aktorëve parlamentar për arritjen e një konsensusi për miratimin e dy projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, Shkolla e Magjistraturës dhe Kodi i ri Rrugor.

“Meqenëse nuk ka funksionuar dialogu midis mazhorancës dhe opozitës unë propozoj që ju të inicioni një tryezë të dialogut midis të gjithë aktorëve parlamentar. Të mos ikim me pushime pa zgjidhur çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë”, u shpreh Luan Rama.

Propozimi i Ramës, u pranua edhe nga Ruçi i cili u kërkoi këshilltarëve të Kuvendit që të kontaktojnë me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së për të mundësuar gjatë ditës së sotme një tryezë dialogu me qëllim arritjen e një marrëveshje për miratimin e ligjit.

 

 

Të fundit