Flash News

KRYESORE

PS nuk tërhiqet nga formula e koalicioneve, Gjiknuri i përgjigjet PD-LSI: Kërkesa ndaj ODIHR, për të zvarritur procesin

PS nuk tërhiqet nga formula e koalicioneve, Gjiknuri i përgjigjet

Përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri i është përgjigjur letrës së PD-LSI, përmes së cilës i kanë kërkuar mazhorancës socialiste që të të pranohen rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi Kodin Zgjedhor.

Sipas Gjiknurit, kërkesa e opozitës së bashkuar është vetëm për të zvarritur procesin dhe futur në krizë kushtetuese vendin.

Po ashtu, zyrtari i PS insiston që opozita të pranojë formatin e propozuar nga shumica për koalicioneve “sipas shembujve evropianë”.

“Nuk mund te diktohet procesi i reformës nga kërkesat tuaja. Ne e-mailin tuaj me shume kërkoni sebep per te mos gjetur kompromis dhe kerkoni te imponoheni. Sipas jush kompromis eshte vetem ajo qe kerkoni ju.

Propozimet tona jane te bazuara ne praktikat evropiane dhe nuk eshte se kemi bere shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve eshte pikerisht qendrim i yni i bazuar ne praktikat evropiane. Kerkesa juaj per odihr eshte per te zvarritur procesin dhe futur ne krize kushtetuese vendin.

Une jam i hapur per kompromis per ceshtjet e tjera nese ju deklaroni se do te pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj qe disa ne fakt i keni dhene dhe ketu.

Nuk pranojme te na diktohet konsensusi me kerkesa vetem te njeres pale. Qe te mbahet peng gjithcka vetem nga formulimi per koalicionet, kjo eshte taktike e juaja per te cuar ne pengimin e zbatimit te Kushtetutes.

Oferta jone eshte te pranojme formulen e koalicioneve sipas shembujve te vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista te hapura. Me pas per ceshtjen e listave dhe pragut hajdeni te diskutojme. Ne i qendrojme propozimit tone per listat por megjithate hajdeni te ulemi dhe te punojme per te gjetur kompromis. Tentativa qe konsensusi te quhet imponim vetem i njeres pale eshte i papranueshem per mazhorancen", tha Gjiknuri.

https://politiko.al/bylykbashi-para-nisjes-se-keshillit-politik-ps-refuzon-ti-drejtohet-odihr-po-rrezikon-negociatat/

Të fundit