Flash News

KRYESORE

PS-PD në koalicion pas 25 qershorit? Edmond Spaho i jep fund zërave: LSI dhe PDIU dalin në opozitë

PS-PD në koalicion pas 25 qershorit? Edmond Spaho i jep fund zërave:

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ka dhënë fund zërave për një koalicion të mundshëm mes PD dhe PS pas zgjedhjeve.

Spaho tha në një aktivitet të PD në Elbasan se pas 25 qershorit LSI dhe PDIU-ja do dalin në opozitë.

“Jemi pranë fitores së 25 Qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjente për arritjen e suksesit në 25 Qershor. Ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë protestes së 3 muajve të fundit, pasi PD ka meritën për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. PD ndërkombtarizoi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij fenomeni.

Në tre muaj i rrëzuam gjysmën e qeverisë Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimit etj. Ndërpremë për herë të parë koalicionet parazgjedhore. LSI & PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 Qershorit”,- tha Spahiu.

Të fundit