Flash News

KRYESORE

"PS, përgjegjësi të plotë për draftin e propozuar", Spiropali thirrje opozitës: Vendosni kush është kreu, Basha apo Meta! S'do ju presim pafundësisht

"PS, përgjegjësi të plotë për draftin e

Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka mohuar se Partia Socialise dhe shumica parlamentare janë duke ndryshuar rregullat e lojës, duke kërkuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë të njëanëshme.

Në një intervistë për “Open”, Spiropali shprehet se maxhoranca i ka dhënë "zë" opozitës jashtëparlamentare përmes një organizmi siç është Këshilli Politik, dhe tashmë është në dorën e tyre të veprojnë. Ministrja theksoi se mazhoranca është në pritje të një përgjigje nga opozita, por që nuk mund të presin pafundësisht sepse ka disa afate ligjore.

“Më vjen keq, po ndryshojmë Kodin. Ai nuk votohet me ndryshim të thjesht në Kuvend, por me shumicë të cilësuar. PS mban përgjegjësi të plotë për draftin e propozuar në komisionin e Kuvendit, dhe jo në Këshillin Politik sepse ka institucione më të larta se ky organizëm.

Për të mundësuar që opozita jashtëparlamentare të dorëzojë draftin e saj ne kemi ngritur një organizëm si Këshilli Politik. Këta jo vetëm që nuk kanë bërë lëvizje, por as nuk kanë guxuar të kundërshtojnë draftin e paraqitur nga ne. Të thonë: nuk e duam draftin e PS, është i paqartë, ky është propozimi ynë me 1, 2, 3 pika.

Ne përgjegjësinë e kemi dorëzuar dhe presim përgjigje, por nuk mund t’i presim pafundësisht, dhe në bazë të ligjit do t’i miratojmë ndryshimet kushtetuese në 1 tetor.

Tani unë iu them të kthjellohen, të vendosin kush është kreu këtu, sepse herë na del një kokë, Lulzim Basha, dhe më pas Presidenti nga ana tjetër”, ka thënë Spiropali.

Të fundit