Flash News

KRYESORE

PS përsërit skenarin e zgjedhjeve të Korçës? Rreziku që votuesit të paguhen me "bileta" autobusi

PS përsërit skenarin e zgjedhjeve të Korçës? Rreziku

Kreu i FRESSH, Eljo Hysko ka lajmëruar se PS do u vendosë autobusë në dispozicion të gjithë atyre të rinjve që jetojnë në qytete të ndryshme nga ku janë regjistruar si votues.

Kujtojmë se në vitin 2013-të, në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Korçës, skandalin për blerjen e votës, PS u mundua ta justifikojë duke thënë se paratë që morën votuesit ishin për biletën e autobusit.

Reagimi i Eljo Hyskos:

Më 25 Qershor është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë të dalim e të votojmë. Ndryshimi dhe zhvillimi që do të sjellim me Partinë Socialiste në katër vitet e ardhshme nuk mund të vijë nëse të rinjtë nuk e shprehin vullnetin e tyre.

Që të lehtësojmë këtë proces për shumë të rinj të cilët jetojnë jashtë qytetit ku janë të regjistruar si votues, kemi vendosur në dispozicion numra kontakti në nivel bashkie dhe qarku. Duke telefonuar numrin e lidhur me bashkinë ku je regjistruar si votues, do të sigurosh transport falas më 25 Qershor.

Bëhu pjesë e ndryshimit dhe shkunde votën.

Të fundit