Flash News

KRYESORE

PS i prish emisionin Dritan Hilës, nuk i dërgon kandidat përballë Agron Shehajt, PD refuzoi të dilte kundër LSI

PS i prish emisionin Dritan Hilës, nuk i dërgon kandidat

Partia Socialiste e Vlorës ka refuzuar të dërgojë një kandidat të sajin në emisionin “Arena” në Ora News, që drejtohet nga Dritan Lila, bëjnë të ditur burime për Politiko.al. Ndonëse paraprakisht ishte rënë dakord, socialistët nuk kanë preferuar të përballen me Agron Shehajn nga PD dhe kandidatin e LSI, që me shumë mundësi do të ishte Shezai Rrokaj.

Gjithsesi, LSI ka pranuar që të jetë në studio vetëm përballë PD-së, por demokratët kanë refuzuar me argumentin se konkurrent të parë kanë PS-në dhe jo partinë e Petrit Vasilit.

Dritan Hilës i është dashur të ndërtojë një emision tjetër, që do të transmetohet si çdo javë, sot në orën 21:00.

Lënë sheshet për të hyrë në studio televizive, Basha dhe Rama flasin sot në dy emisionet kryesore

Të fundit