Flash News

KRYESORE

“PS pro listave të hapura”, ambasada e SHBA reagon pas qëndrimit të Ramës: Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet siç është

“PS pro listave të hapura”, ambasada e SHBA reagon pas

Ambasada amerikane në Tiranë i ka kërkuar politikës shqiptare që të miratojnë marrëveshjen e 5 qershorit ashtu siç është.

Ky reagim i përsëritur, sot për Top Channel, vjen një ditë pasi PS doli zyrtarisht pro listave të hapura.

“Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”, thuhet në reagimin e ambasadës këtë të shtunë.

Sipas të njëjtit burim, sa i takon ndryshimeve kushtetuese, në përgjigjen e selisë së Washingtonin në Tiranë ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 Qershorit që ishte në vetvete fitorja e parë diplomatike e Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri.

Këmbëngulja e ambasadës amerikane për marrëveshjen e 5 Qershorit do të thotë se dakortësia e dhënë nga Edi Rama një ditë më parë për ndryshime kushtetuese, mbetet pa “bekimin” amerikan për momentin.

Të fundit