Flash News

KRYESORE

PS reagon pas deklaratës së Bashës: I bëj thirrje KQZ-së të mos bëj falsifikim protokolli për gjoja deklarim të mëparshëm

PS reagon pas deklaratës së Bashës: I bëj thirrje

Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës për kontratat e lotimit të bëra në SHBA përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.

Balla deklaronë se PD-ja është përball një skandali të madh dhe se Basha duhet të përgjigjët se cili është burimi i atyre parave.

Balla i bënë thirrje Klement Zgurit dhe institucionit të KQZ-së që të mos bëj asnjë falsifikim protokolli për gjoja deklarim të mëparshëm sepse do të jetë një vepër e rëndë penale.

“A ka dijeni Lulzim Basha se kush janë personat nga Shqipëria që kanë transferuar para në llogaritë e kompanive offshore në Belizë dhe më pas tek Binniatta Trade, për të përfunduar në pagesa për llogari të Partisë Demokratike?”- deklaron ndër të tjera Taulant Balla.

 Statusi i plotë:

Deklaratë për media në cilësinë e Sekretarit te Përgjithshëm të PS:

Lulzim Basha po fshihet nga përgjegjësia ndaj shqiptarëve por edhe anëtarësisë së Partisë Demokratike, për të sqaruar skandalin ku e ka futur këtë parti.

Sigurisht që fillimi i hetimeve nga Prokuroria mbi kontratën e paligjshme të Lulzim Bashës me një kompani të huaj, të paguar nga një burim i padeklaruar parash, është një detyrim ligjor.

Por Lulzim Basha duhet të përgjigjet menjëherë se cili është burimi i atyre parave.

Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe ato pagesa në KQZ, dhe si kanë përfunduar në një parajsë fiskale? I bëj thirrje Klement Zgurit dhe administratës së KQZ të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli për gjoja deklarim të mëparshëm, sepse është vepër e rëndë penale, prishje e provave të veprës penale.

Ku i ka gjetur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha këto shuma marramendëse parash? 1 milion dollarë? Këta që flasin për ditë për para të pista e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milion dollarë?

Pse Lulzim Basha ka përdorur llogaritë e një kompanie offshore për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike?

Cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP”, e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë, një shtet i Amerikës Qëndrore i njohur si parajsë fiskale.

Në emër të kujt janë regjistruar kompanitë offshore në Belizë?

A ka dijeni Lulzim Basha se kush janë personat nga Shqipëria që kanë transferuar para në llogaritë e kompanive offshore në Belizë dhe më pas tek Binniatta Trade, për të përfunduar në pagesa për llogari të Partisë Demokratike?

Kush janë lidhjet e Lulzim Bashës me këta persona?

A është financuar Partia Demokratike nga para të pista, nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale?

Kujtojmë edhe një herë se Lulzim Basha ,dhe askush tjetër, e di të vërtetën e përdorimit të vulës së kryetarit të PD për këtë makinacion financiar, që do të kishte tronditur çdo parti politike në çdo vend demokratik.

Të fundit