Flash News

KRYESORE

PS rikthen Klement Balilin për të sulmuar LSI-në, ndërhyn Spaho: Doni t’i lini dobiçin në derë opozitës

PS rikthen Klement Balilin për të sulmuar LSI-në, ndërhyn

Interpelanca e kërkuar nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe për ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi nisi pa opozitën. Në fjalën e tij deputeti Erjon Brace, foli mes te tjerash për kontrata për tokë bujqësore të dhëna në javën kur Klement Balili ishte në kërkim, duke sulmuar kështu LSI-në pasi në krye të ministrisë së Bujqësisë ishte Edmond Panariti.

Mirëpo kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është paraqitur në Kuvend duke e konssideruar iterpelancën tërësisht false.

Spaho, duke u nxitur nga fjala e Erion Braçes foli Balilin, u shpreh, “Doni t’i lini dobiçin në derë opozitës për krerët e drogës që i keni mbajtur në sqetull që keni ndarë fitimet me ta. Folët këtu se Klement Balilajn po na e mbroka opozita, kush e emëroi drejtor Balilajn, e ka emëruar Rama, ja ku është e të japër përgjigje, opozita e ka denoncuar që në maj 2014, me akuzën qeshi Rama, bënte humor me opozitën. Ta arrestoni jo për tokë, por se është baroni i drogës së rajonit e ka nxjerrë dhe CNN, doni ta arrestoni për tokë bujësore ju, arrestoni Tahirin që e morët në mbrojtje”- tha Spaho.

Të fundit