Flash News

KRYESORE

PS shkatërron LSI në Vlorë, i merr katër këshilltarë në bashki dhe e lë me vetëm një përfaqësues

PS shkatërron LSI në Vlorë, i merr katër

Pas rrjedhjes në shumë bashki të vendit, radha i ka ardhur bashkisë së Vlorës. Katër këshilltarë bashkiak të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë bashkuar me Partinë Socialiste.

Në një konferencë të zhvilluar të shtunën, Artemida Lucaj, Ramona Jaho, Bashkim Begaj dhe Shkëlqim Leskaj kanë konfirmuar largimin e tyre nga LSI drejt PS-së së Vlorës.

Këshilltarët janë përpjekur ta justifikojnë braktisjen e partisë që i zgjodhi në bashki me motivacionin se kjo forcë politike nuk është duke përfaqësuar qytetarët dhe është bërë pjesë duke mbrojtur PD-në e financuar nga oligarkët rusë.

Aktualisht grupi i LSI në këshillin e bashkisë së Vlorës ka mbetur vetëm me një përfaqësues.

Të fundit