Flash News

KRYESORE

PS shmang presidentin për betimin e gjyqtarëve, reagon zëdhënësi i Metës: Ligji u miratua në errësirë të plotë

PS shmang presidentin për betimin e gjyqtarëve, reagon

Vjen reagimi i presidencës një ditë pas mazhoranca në Kuvend miratoi me 86 vota pro projektligjin për ‘Organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të ndryshuar’, që parashikon zhbllokimin e rasteve kur presidenti nuk e thërret gjyqtarin brenda 10 ditësh për betimin, pra ai/ajo e dërgon betimin me shkrim vetë në Gjykatën Kushtetuese.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi e cilëson këtë ligj të miratuar në errësirë të plotë dhe që sipas tij tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.

“Të nderuar kolegë gazetarë!

Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.

Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.

Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.

Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.

Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në”, reagon Blushi.

Të fundit