Flash News

KRYESORE

PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës, Fino del kundër: Bëhuni seriozë, na quajti grup kriminal

PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës, Fino del kundër: Bëhuni

Deputeti i PS, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka folur me nota kritike pas tërheqjes së mazhorancës.

Fino ka dalë kundër këtij qëndrimi duke e cilësuar absurde pasi sipas tij raporti duhet të ishte hartuar duke analizuar se ç’do kishte ndodhur nëse kuvendi do pranonte c’dekretimin presidencial për anulimin e zgjedhjeve 30 qershorit, teksa merr si referencë Bashkinë e Shkodrës.

“Më shumë se arsyetoni i bini vërdallë. Neni 90 në kushtetutë thotë se presidenti mund të shkarkohet për shkelje të rënda të kushtetutës.

Në një raport, seanca na përcolli një listë shkeljesh nga presidenti. Në atë raport bindëm veten për shkarkimin e tij. Ju kujtoj se komisioni u ngrit për të iniciuar shkarkimin.

Analiza jonë duhet të ishte në foksus atë që do kishte ndodhur nëse kuvendi do pranonte c’dekretimin presidencial për anulimin e zgjedhjeve 30 qershorit. Përfytyroni si do ishte Shqipëria nga 1 korriku 2019 nëse nuk do ishin zhvilluar zgjedhjet lokale.

Shihni Shkodrën e kuptoni si do ishte Shqipëria në 2020. Dhe sa do vazhdojë kjo? Ju e dini që paraqisni raport dhe thoni se shkeljet nuk janë sh të rënda.

Te pasoja e dëshiruar qëndron faji kushtetues, këtë i takon kuvendit ta bënte me komisionin e ngritur.

Mazhoranca duhet të priste me durim interpretimin e Gjykaten Kushtetuese. Sot ky komision mbyll seancën me një propozim për masë disiplinore vërejtje me shkrim për shokun Meta.

Më thoni se ne duhet të bëjmë një ligj organik për presidentin, për institucionin dhe sot kërkoj këtë gjë, të përfshihen parashikimet e gjata.

Kjo është absurde, këtë nuk e pranoj se kam dinjitet personal dhe shumë vite në politikë. Ndaj zoti Manja, nëse nuk e mbron ti e mbron Taulanti, ose kryeministri.

Ju ftoj të bëhemi serioz të votoni ose pro ose kundër asaj që kemi vendosur si objekt i komisionit. Nuk e mbyllim dot komisionin duke modifikuar objektin e veprimtarisë me vërejtje për presidentin. Sot ti paraqesim kuvendit një opsion, shkarkimin ose jo të presidentit, por jo me rezoluta për detyra për ne.

Madje i kërkojmë edhe falje se mbase e kemi stresuar një vit. Ju ftoj të reflektoni duke kujtuar gjithë sa ka bërë dhe sa ka bërë. AI foli për anëtarë të një grupi kriminal, pra për ne.

Sot nuk mund të përgjigjemi si grup kriminal e të marrë peng nga presidenti. Të reflektojmë para seancës plenare, pasi njollosim veten tonë”, u shpreh Fino.

Të fundit