Flash News

KRYESORE

PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës, Rama: Iu referuam Komisionit të Venecias, Meta tutor i opozitës

PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës, Rama: Iu referuam Komisionit

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend në seancën për raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta: Presidenti është tutor i opozitës. Nuk u shkarkua në Komisionin Hetimor pasi iu referuam rekomandimeve të Komisionit të Venecias, e cila konstatoi një sërë shkeljesh, por jo të mjaftueshme sa për ta shkarkuar.

Është mundësi për të parë qartë dallimin mes nesh dhe çdo gjëje që thuhet keqdashësist për ne.

E kemi lexuar me shumë vëmendjen raportin e Venecias dhe nuk e kemi konsideruar komisionin si një aneks të punës sonë, por pikë referimi.

Per sa kohë thotë se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshmërisht të rënda për të shkarkuar presidentin, atëherë kemi parë me shumë vëmendjen konstatimet e komisionit që nuk na rekomandon të shkarkojmë presidentin, por të marrim masa që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga cdo Presidenti, bazuar mbi shembullin e keq të këtij presidenti.

Janë një sërë shkeljesh të argumentuara.

Ata që dolën të lajnë Meten me ujin e presidentin, ju them se uji i Venecias nuk e ka larë, por ka nxjerrë shkeljet në pah, që janë të një natyre që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën njëanshëm dhe për tu sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës.

Ne e zgjodhëm presidentin, por ata që e thonë këtë harrojnë se meta u bë president me votat e tij dhe tonat që nuk i kishin votat për të zgjedhur presidentin.

Zgjodhëm presidentin më të mirë që mund të kishte zgjedhur PD dhe opozita këtu në sallë për veten e vet.

Nuk kisha paraparë se do ishte aq i mirë për opozitën dhe i keq për vendin me akte në kundërshtim të plotë me traditën e asaj zyrë presidenciale.

Para Metës, Nishani duket si G.Ëashingtoni.

Meta është ndryshe nga presidentët e mëparshëm, e ka kthyer zyrën në një seli të operacioneve politike të njëanshme dhe një vatër të ndezjes së zjarreve duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj shumicës si benzinë.

Mesazhi që japim ne duke iu referuar të ardhmes dhe si mundësi për të adresuar ato që rezultojnë të jenë hapësira për abuzim është që ne nuk jemi për të ushtruar vullnetin e shumicës pa marrë parasysh asgjë përtej këtij vullneti.

Vec kushtetutës, ka shkelur vazhdimisht etikën, arsyeja e ekzistencës së presidentit që të jetë simbol i unitetit kombëtar, e mbi palët e jo të bëjë mitingje.

Uroj të jetë i fundit, president shqiptar, që del në miting, president i një republike parlamentare për të kërkuar nga populli që të rrëzojë qeverinë. Është qesharake. Nëse do të bëhet qesharak, ne nuk mundemi të bëhemi jo serioz në raport me çfarë na thotë një palë mbi palët si Venecia.

Të fundit