Flash News

KRYESORE

PS thërret në seancë të jashtëzakonshme Kuvendin; Xhafaj shkarkohet nesër, Rama emëron Sandër Lleshin zv.ministër

PS thërret në seancë të jashtëzakonshme Kuvendin;

Pavarësisht refuzimit të Presidentit, mazhroanca është e vendosur për të çuar Sandër Lleshin në Ministrinë e Brendshme. Mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur mëngjesin e sotëm, socialistët kanë vendosur që nesër të thërrasin mbledhjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme.

Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e sotme, grupi parlamentar i PS-së ka vendosur që ditën e nesërme të votojë dekretin e Presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt.

Ndërkohë, sot pritet që kryeministri Edi Rama të firmos emërimin e Sandër Lleshit në postin e zëvendësministrit të Brendshëm, dhe pikërisht nga ky pozicion do të drejtojë edhe ministrinë në fjalë.

Të fundit