Flash News

KRYESORE

Rama thotë se ka me vete shqiptarët, por në hapjen e fushatës ka thirrur administratën me listë

Rama thotë se ka me vete shqiptarët, por në hapjen e

Partia Socialiste hapi sot zyrtarisht fushatën në për zgjedhjet e 30 qershorit në Parkun Olimpik. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kishte besim se PS-ja do fitojë të 61 bashkitë e vendit për të treguar se si qeveriset vendi.

Ai përmendi faktin që KE rekomandoi pa asnjë kusht hapjen e negociatave për Shqipërinë, dhe shtoi se PS do jetë në qeveri edhe kur vendi të marrë datën për anëtarësim në BE.

Një deklaratë e guximshme kjo e Ballës, i cili harron lëvizjen më të fundit të Holandës, që i kërkon KE-së që të rivendosë vizat për shqiptarët e gjithashtu hezitimin e tre shteteve të BE-së për hapjen e negociatave për futjen në BE.

Në hapjen e sotme të fushatës, Politiko.al mëson se shumë të pranishëm në Parkun Olimnpik kanë qenë të detyruar të vijnë.

Anëtarët e PS-së kanë mbajtur me listë të gjithë të pranishmit në miting.

Ky është shteti evropian që premtojnë?

Të fundit