Flash News

KRYESORE

PS vazhdon me akuzat ndaj Bashës, por s'jep përgjigje pse u hodh tani ‘shashka’

PS vazhdon me akuzat ndaj Bashës, por s'jep përgjigje pse u hodh

Ndonëse sot është ditë pushimi, Partia Socialiste vazhdoi t’i kërkoj llogari kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me investigimin e revistës amerikane, “Mother Jones”, për lobimin e PD në SHBA përmes një kompanie me lidhje me rusët.

Nëpërmjet ERTV-së, deputeti Ulsi Manja akuzoi kreun e opozitës, Basha se po punon kundër interesave kombëtare. Kur u pyet nga gazetari i Ramës, nëse kjo ishte një ‘shashkë’, për të larguar vëmendjen nga kokaina e kapur në Durrës dhe probleme të tjera që lidhen me rendin dhe ekonominë, Manja i mohoi aludimet.

 “Ne nuk kemi asnjë shqetësim për kokainën, pasi me këtë çështje po merren agjencitë ligjzbatuese. Ajo që ne po themi është se Lulzim Basha u servir shqiptarëve retorikë politike dhe baltë, ndërsa ne u themi fakte. Në jemi të shqetësuar së po dëmtohet imazhi i Shqipërisë, sepse në kemi zgjedhur një orientim pro perëndimor”, theksoi ndër të tjera Manja në ERTV.

Të fundit