Flash News

KRYESORE

PS voton pro në Kuvend, ligji për shembjen e teatrit do kalojë me procedurë të përshpejtuar. Basha-Ruçit: Po të përdorin ty si Lolo

PS voton pro në Kuvend, ligji për shembjen e teatrit do kalojë me

Me 74 votat e mazhorancës, Kuvendi ka miratuar kalimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar. Opozita u shpreh kundër teksa i kërkoi mazhroancës tërheqjen e këtij projektligji.

“Duan të hedhin në erë Teatrin me procedurë të përshpejtuar. Maxhoranca ka futur në mënyrë të paligjshme për të nisur me procedurë të përshpejtuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në tokë publike të kullave private”, deklaroi deputeti Enkelejd Alibeaj. Ndërsa Luan Rama i ftoi kolegët e mazhorancës “ta tërheqin projektligjin dhe të vazhdojmë diskutimin në rrjedhën normale. Teatri nuk është çështje procedure e kartonësh”.

Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, duke ju drejtuar kryeparlamentarit Ruçi i tha atij se po e përdorin për të miratuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Jo vetëm doni të vidhni 205 mln euro me një dorë, jo vetëm doni të shkatërroni Teatrin Kombëtar, por edhe procedurën e ligjit e shkelni. E bëni këtë sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Po të kishte Gjykatë Kushtetuese do të konsiderohej e paligjshme. Kur ju e merrni në dorë dhe dilni mbi ligjin me 200 mln euro me kullat e Teatrit. Si mund të mbrohet rendit kushtetues kur Edi Rama me 15 të tjerë grabisin gjithçka dhe të përdorin ty si Lolo.

Nuk ka asnjë urgjencë për të shembur Teatrin. Tërhiquni nga kjo masakër. Po i vini minat jo thjesht procedurave parlamentare por paqes sociale në vend”, deklaroi Basha.

Por pavarësisht qëndrimit të opozitës, deputetët e mazhorancës votuan pro ligjit.

Të fundit