Flash News

KRYESORE

PS zgjedh kryetarët e Komisioneve Parlamentare, mblidhet sot grupi parlamentar

PS zgjedh kryetarët e Komisioneve Parlamentare, mblidhet sot grupi

Pas LSI-së dhe PD-së, edhe PS do të caktojë sot kryetarët  dhe anëtarët e komisioneve parlamentare. Për socialistët parashikohet që sot të kenë një axhendë të mbushur me zhvillime. Kështu, para pak fillimit të seancës, grupi Parlamentar i PS-së do të mblidhet në selinë rozë, për të vendosur kështu edhe emrat e kryetarëve të komisioneve. Mes këtyre vendimeve pritet të merret edhe për nënkryetarin socialist të Kuvendit. Në mbledhjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi me krerët e grupeve parlamentare të tre partive kryesore, u vendos që Kuvendi të mblidhej në seancë plenare në orën 11:00.

 

Të fundit