Flash News

KRYESORE

PS zgjedh skenarin me risk: Ekonomiste, agronom ose mësues letërsie për Shkodrën

PS zgjedh skenarin me risk:  Ekonomiste, agronom ose mësues letërsie

Doreheqja e kandidatit Valdrin Pjetri per shkak te denimit per shitje droge ne Itali nuk e ka zbehur dëshirën e mazhorances për të çuar deri në fund skenarin e saj per marrjen e drejtimin te Bashkise se Shkodres.

Pas konstituimit te Këshillit Bashkiak, të henen ne orën 10:00, Top Channel raporton se anëtarët e rinj do të komandojnë një prej nën/kryetarëve aktualë si zëvendësues te Voltana Ademit, pavarësisht se një vendim i tillë bie ndesh me Neni 60, pika 4 e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, që parashikon se:

“4. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”. Nëse mazhoranca nuk tërhiqet nga skenari me rist, atëherë duhet të zgjedhje një mes tre nënkryetarëve aktuale të Bashkisë së Shkodrës:

  • Emilia Koliqi është me profesion ekonomiste. Nga viti 1993 deri në vitin 2003 ka qenë pjesë e Ministrisë së Financave, ndërkohë që punon edhe si pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, departamenti i Financës dhe kontabilitetit
  • Arben Gjuraj ka përfunduar studimet e larta për Agronomi në vitin 1987. Nga 2000 deri në 2015 ka qenë kryetar i Komunës Dajç para se të katapultohej në Bashkinë e Shkodrës pas zgjedhjeve vendore të 2015-ës.
  • Fatbardh Sheqi. 51-vjeçari ka përfunduar dy fakultete; për “Gjuhë-Letërsi” për “Juridik” në Universitetin Luigj Gurakuqi.

Zbatimi i këtij skenari do të agravonte më shumë situatën me opozitën. Sekretari organizativ, Clirim Gjata eshte shprehur se Voltana Ademi do të qëndrojë në detyrë deri në organizimin e zgjedhjeve te reja vendore në mbarë vendin. Presidenti Ilir Meta, nga ana e tij njoftoi se nuk do të caktojë date të re, veç 13 tetorit.

Të fundit