Flash News

KRYESORE

Pse 2018-a u quajt “Viti i Gruas” në SHBA

Pse 2018-a u quajt “Viti i Gruas” në SHBA

Viti 2018 u quajt “Viti i Gruas” në SHBA, pasi një numër rekord grash u zgjodhën në organe legjislative kombëtare, shtetërore e vendore në mbarë Shtetet e Bashkuara. Kjo u arrit pjesërisht nga një mobilizim masiv për të nxitur gratë të votonin.

Ajo që e ka nxitur edhe më tej revoltimin e grave, janë akuzat për ngacmime seksuale në vendin e punës. Kjo çështje ka ndezur një debat kombëtar dhe u bë shkëndija për lëvizjen #MeToo. Lëvizja ka goditur një numër figurash publike si aktorin e famshëm, Bill Cosby, i cili tani vuan dënimin, i shpallur fajtor për drogimin dhe përdhunimin e një gruaje vite më parë, bën me dije Zëri i Amerikës.

Ish-mjeku i ekipit amerikan të gjimnastikës, Larry Nassar u shpall fajtor dhe u dënua për krime seksuale ndaj më shumë se 100 vajzave, përfshirë konkurrente në Lojërat Olimpike.

Gjykatësi Brett Kavanaugh, i zgjedhur nga Presidenti Trump për anëtar i Gjykatës së Lartë, u përball me akuza seksuale.

Votuesit zgjodhën një grup të larmishëm grash, ndër to një palestinezo-amerikane dhe një somalezo-amerikane. Këto janë gratë e para myslimane në Kongres.

Megjithë rrugën e gjatë përpara, aktivistet për të drejtat e grave parashikojnë se Viti i Gruas do të vazhdojë përtej 2018-ës.

Të fundit