Flash News

KRYESORE

Pse Agron Xhafaj iku me nxitim në Itali? Deputeti i PD: Së shpejti publikojmë një përgjim tjetër

Ashtu si edhe në Komisionin e Ligjeve, edhe Komisioni i Ekonomisë po shoqërohet me debate dhe replika.

Çështja që po diskutohet është ajo e “Xhafajve”, ku fjalën fillimisht e ka marrë deputeti i PD, Flamur Noka.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti, PD do të publikojë një material tjetër, që do të vërtetojë arsyen pse Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj iku me kaq nxitim drejt Italisë, pas publikimit të audio-përgjimit.

“Keni parë një audio- përgjim autentik që vërteton se ministri është mburoja politike e vëllait trafikant. Do dalë së shpejti një tjetër material që do vërtetojë katërcipërisht se vëllai i ministrit është shumë aktiv në trafikun e drogës dhe do tregojë pse iku me kaq nxitim Agron Xhafaj në Itali. Largimi i tij ishte lëvizje dinake , për t’i hedhur hi syve njerëzve”, u shpreh deputeti demokrat.

Të fundit